Nuk munguan kritikat gjatë takimit që kryeministri Edi Rama mbajti sot me rektorë të universiteteve publike dhe jopublike në vend, ku disa prej përfaqësuesve u kapën me Ilir Beqajn.

Ky i fundit teksa sqaronte procedurat, në rolin e kreut të Agjencisë që mbledh të dhënat për financimet e huaja, u ndal nga Besnik Aliaj, ku ky i fundit replikoi.

Beqja: Ju fitoni me meritë në Bruksel, Nuk është se nuk përfitoni nga financimi i përgjithshëm. Tiketi i paguar nga qeveria është më shumë. E dyta ju keni përfituar nga marrëveshja e parave publike ku ju dhe gjithë të tjerët jeni të ftuar të merrni pjesë. Unë drejtoj një institucion prej një viti dhe i vetmi universitet që kemi mundur të ndihmojmë është ai i Gjirokastrës. Administrohet nga Ministria e Financave. Po ashtu ky mekanizëm ndihmon ato shpenzime që keni harxhuar lekët tuaja. Nga 1 Janari 2023 çdo marrëveshje e re me donatorët është e përjashtuar nga TVSH. Ndërkohë të paktën deri tani po krijojmë kapacitet financiar për të përballuar shpenzimet.

Aliaj: Nuk ka keni informuar, hera e parë që e dëgjojmë.

Edi Rama:
Duke kërkuar pse nuk je informuar do mbetesh i painformuar. Gjëja që do shtoj unë është që agjencia që ne kemi ngritur dhe që drejton Iliri ka pasur qëllim të mbledhë të dhënat, jo fondet. Për të krijuar një panoramë të plotë të gjithë potencialeve në Shqipëri nga çdo lloj burimi i huaj. Dhe Në këtë funksion agjencia pasi i mbledh këto të dhëna koordinon mes aktorëve vendas që mund të jenë institucione, bashki apo edhe organizata të tjera përfshirë edhe universitetet. Të ka marrë malli për parlamentin ty, por mos i ngatërro, koha e parlamentit mbaroi!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb