Skënderbeu po përjeton një vit pozitiv, ekipi më në fund po prodhon jo vetëm lojë të bukur por po arrin të marrë dhe rezultate. Pavarësisht këtij rendimenti pozitiv, ekipi korçar vijon të lundroj në ujera të turbullta. Këtë të shtunë ekipi i Ilir Dajën luan në një transfertë delikate si ajo përballë Vllaznisë, një kundërshtar që i ka marrë 6 pikë të plota në dy fazat e para. Skënderbeu kërkon të thyej këtë tabu por Daja nuk ka në dispozicion karat e duhura pasi udhëton në Shkodër me ekip të përgjysmuar.

Imami
Imami

Si të mos mjaftojnë mungesat e Muzakës dhe Turtullit, dy titullarë që janë parkuar në bokse prej kohësh, në këtë sfidë mungojnë edhe Pollozhani dhe Imami, të dy për shkak kartonësh. Në mënyrë të çuditshme prej kohësh është zhdukur dhe Ndecky, i cili nuk është rikthyer nga Franca. Këto janë 5 mungesa të sigurta por shqetësuese është dhe gjendja e dy titullarëve të tjerë, Krasniqi dhe Elezi.

Daja
Daja

Të dy titullarët kanë probleme fizike dhe nuk është e qartë nëse do të zbresin në fushë si titullarë përballë Vllaznisë. Lajmi i vetëm pozitiv në këtë situatë shqetësuese është rikthimi i Jashanicës.

Jashanica
Jashanica

Pas 2 vitesh, qendërmbrojtësi kosovar, një nga pikat më të rëndësishme në Skënderbeun e lavdishëm ka shlyer dënimin e dhënë nga UEFA pasi rezultoi pozitiv në testet anti-doping dhe më në fund do të jetë në dispozicion të Ilir Dajës, Jashanica mund të konsiderohet pa frikë si blerja më e rëndësishme e Skënderbeut në dy vitet e fundit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb