Jo rrallë ka ndodhur që shqiptarët t’u këndojnë liderëve të tyre. Çështjet e aktualitetit i kanë nxitur të rinjtë e LRI-së që ndodhen në jug të vendit me pushime t’i këndojnë liderit të tyre, njëherazi kreu i Kuvendit, Ilir Meta.

Kënga, një polifoni labe e kënduar nga një grup prej 10 djemsh flet për rolin që mori Meta për reformën në drejtësi.

Teksti i këngës
Në Shqipëri erdhi dita;
Dita që kaq shumë e prita.
Ilir Meta burrë shteti;
Zgjidhjen e reformës gjeti.
Me qetësi dhe dashuri;
Gjen konsensus në çdo parti.
Tha konsensus duhet sot;
Ligjet të kalojnë k’të mot.
Boll shqiptarët s’janë dëgjuar;
Reforma do miratuar.
Reformën e miratove;
Të gjith’ palët i bashkove.
SHBA-¬ja Europa;
Për k’të popull u bënë copa.
Tok me ta ti punove;
Shqiptarët i gëzove.
LSI parti e madhe;
LSI Shqipëri pa halle!

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: