Presidenti Ilir Meta debatoi me analistin Ylli Rakipi, në studion e “Syri tv”, teksa po flisnin për zhvillimet e fundit politike dhe aksionin opozitar. Rakipi tha se presidenti ishte në krye të një regjimi. ‘Unë jam në krye të një shteti, në mbrojtje të Kushtetutës,’ tha Meta.


‘Nuk pyet ai për Kushtetutë’, iu përgjigjën analistët.


Pjesë nga debati në studio:


Ilir Meta: Presidenti nuk u ikën përgjegjësive. Të gjithë të marrin përgjegjësitë e tyre dhe populli ynë të ndërgjegjësohet më shumë.

Ylli Rakipi: Nuk jemi të iki presidenti dhe të marri edhe Ramën me vete. Unë i këtij mendimi kam qenë, por nuk jam më. Gjithë loja e opozitës ishte një teatër, ishte një film. Erdhi vera dhe do zhvishej me rroba banjoje.

Ilir Meta: Ju thatë që keni qenë me këtë mendim.

Ylli Rakipi: Po isha dhe jam, por ky mendim duhet të vazhdonte. Jo të hante një pëllëmbë dhe të zbythej. Nuk duhet të stepej dhe të lejonte të shumëfishohej ndikimi.

Ilir Meta: Presidenti nuk ishte që opozita të largohej. Ajo mund të luftonte edhe në parlament edhe jashtë saj. Presidenti po qëndron në institucion. Po lufton dhe nuk e lëshon atë institucion dhe kur ta shikojë situatën më të vështirë ka punë me popullin shqiptar dhe kam besim që populli do t’i përgjigjet presidentit të vet.

Sepse Presidenca nuk është bashkia e Kavajës dhe Devollit që hyhet me kaçavidë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb