TIRANË- Presidenti i Republikës Ilir Meta me sa duket tashmë ka kohë për shëtitje të gjata në natyrë. I larguar nga jeta politike dhe temat e nxehta të aktualitetit, Kreu i Shtetit e nis ditën me ecje dhe këtë e tregon me një video në faqen e tij zyrtare të “Facebook”. Ai është ngjitur në kodrat pranë lagjes ku banon, tek Kodra e Diellit.

“Miq, nuk ka më bukur se ta nisësh ditë me ecje”, shkruan Meta. Me sa duket përveç simpatisë, Presidenti Meta ndan me ish-kryeministrin Sali Berisha edhe pasionin për të ecur. Ajo që lehtësisht vihet re është pikërisht ngjashmëria në këtë pikë mes tij dhe Berishës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: