Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta nis sot në Itali vizitën e tij të parë zyrtare me këtë post. Ai do të zhvillojë një vizitë 2-ditore në Itali me ftesë të Presidentit italian Sergio Mattarella.

Gjatë takimit të përbashkët do të diskutohen çështje me rëndësi të partneritetit strategjik dy-palësh. Gjithashtu në qendër të atakimeve do të jenë marrëdhëniet dy palëshe mes Shqipërisë e Italisë, rrugëtimi europian i vendit tonë, lufta kundër krimit të organizuar si dhe tematika të aktualitetit ndërkombëtar.

Në ora 19.30 të mbrëmjes së sotme Presidenti i Shqipërisë  do të pritet në sallën e Kavalierëve në Parlamentin italian nga kryetaria e dhomës së deputetëve Laura Boldrini.

Gjithashtu Presidenti Meta do të takohet në Romë dhe me përfaqësues të komunitetit shqiptar si dhe me gazetarë vendas.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb