TIRANE
Ilir Shaqiri dhe Donald Veshaj kanë qenë dy nga banorët që janë përplasur më shumë me njëri-tjetrin në shtëpinë e Big Brother Vip dhe janë rivalët kryesorë për çmimin e madh.

Edhe pse shpeshherë kanë debate e sherre, aktori dhe koreografi ulen për të biseduar së bashku dhe diskutojnë për çështje të ndryshme.

Gjatë një bashkëbisedimi, Ilir Shaqiri ka shprehur vlerësimin për aktorin e humorit duke thënë se ‘pavarësisht të metave që ka është djalë i dashur”. Më pas teksa i vuri në dukje se po pinte raki vetëm, ai e quajti Donald Veshaj “shok” të tij.

Ndërkohë, ky i fundit e ironizoi duke e pyetur “nëse ka pirë”, ndërsa shtoi se nëse i jep raki “do detyrohet t’i thotë faleminderit”.

Donald Veshaj, i cili është në nominim së bashku me Beatrix Ramosajn dhe Einxhel Shkirën, pyeti konkurrentin e tij të fortë se kush mendon se do dalë në spektaklin e së premtes nga BBV dhe koreografi u përgjigj se sipas tij eliminohet këngëtarja.

Ndërsa aktori uroi që të mos dalë vetë ai pasi ‘ka hequr shumë’.

Pjesë nga biseda:

Ilir Shaqiri: Ti me të gjithë të metat që ke je çun i dashur. Kjo është e vërtetë

Donald Veshaj: Ke pirë gjë?

Ilir Shaqiri: Jo ore, s’kam pirë

Donald Veshaj: Po të pyes se pi shumë ujë nga detoksi, i ke pirë?

Ilir Shaqiri: Ato i kam pirë që në mëngjes

Donald Veshaj: Unë po pi raki

Ilir Shaqiri: Rakinë qerrata e merr gjithmonë vetëm për vete, e kam vënë re këtë gjë.

Donald Veshaj: Pse vetëm për vete?

Ilir Shaqiri: Nuk ia mbush shoqërisë

Donald Veshaj: Kujt t’ia mbush?

Ilir Shaqiri: Shoqërisë

Donald Veshaj: Po do më thuash faleminderit

Ilir Shaqiri: Do ta them dhe faleminderit

Donald Veshaj: Kush mendon se del?

Ilir Shaqiri: Beatriksi (qeshin) pse jo?

Donald Veshaj: Po, po. Të pyeta ty

Ilir Shaqiri: Ti jo njëherë

Donald Veshaj: Ishalla, sepse kam hequr shumë

Ilir Shaqiri: I duhesh kësaj shtëpie

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: