Balerini shqiptar Ilir Shaqiri do të martohet këtë të shtunë me partneren e tij Emanuela.
Burime për Vip Magazine thanë se çifti do t’i drejtohet altarit në një restorant pranë bregdetit në Durrës. Fituesi i Big Brother Vip thuhet se do të ketë më shumë se 100 të ftuar në dasmën e tij.

liri e kishte shprehur disa muaj më parë se kishte dëshirë të bënte një dasëm pasi me bashkëshorten kishte bërë vetëm ceremoninë e celebrimit në Itali ku morën pjesë 14 persona. Ai tha se të dy e kanë patur ëndërr gjithmonë që të bëjnë një dasëm ‘alla shqiptarçe’.

  • foto galeri
  • foto galeri

Mesa duket balerini do ta mbajë fjalën dhe më në fund do të ketë dasmën e tij të ëndrrave pas gati 20 vitesh me partneren e tij, Çifti ka një vajzë 17-vjeçe të quajtur Emily e cila ka trashëguar talentin e të atit për balet dhe të ëmës për aktrim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb