ITALI- Balerini i njohur shqiptar Ilir Shaqiri, tepër i njohur dhe në shtetin fqinj Italinë pas pjesëmarrjes në disa emisione si Amici, ‘La Corrida’ e ‘Tu si que vales’, ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në ‘Canale 5’ në emisionin “Domenica Live”.

Sëbashku me të ishte dhe bashkëshortja Emanuela dhe vajza e tyre Emily. Përballë moderatores Barbara D’Urso, Shaqiri foli për vitet e tij të vështira si emigrant dhe sakrificat që i duhej të hiqte për të mbajtur lidhjen prej 13 vitesh me atë që sot ka bashkëshorte.

“Duhet të paguaja picat që të mbaja lidhjen me Emanuelën, por atëherë nuk kisha para,” thotë Shaqiri.
Balerini shqiptar u suprizua nga stafi i Domencia Live, që i sollën prindërit me të cilët nuk ishte takuar prej një viti. Në fund të emisionit Iliri kërceu edhe me të bijën Emily pas kërkesës nga Barbara
(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: