Kutia e pandorës në shtëpinë e Big Brother VIP rezervon shumë të papritura dhe surpriza. I radhës që hapi kutinë ishte Arbri.

Tenisi, mori një lajm të mirë, ku iu komunikua se për 1 javë të tërë do të jetë imun dhe nuk mund të televotohet.

Nga ana tjetër, atij ju kërkua që të vendoste tre persona në televotim. Përgjigja e konkurrentit ishte e shpejtë:
“Zgjedh Donaldin, Beatrix dhe Einxhel, besoj se pas asaj që ndodhi sot kjo do ishte më e drejta”.

Ky televotim ka shtuar ankthin në mesin e tre konkurrentëve, madje edhe te Donaldi, që shihet si një nga personazhet më të fortë në shtëpi. Ky i fundit, në një bashkëbisedim me Beatrix, ka treguar se mund të jetë dhe ai i larguari.

Sipas tij, në momentin që Arbri zgjodhi atë, Beatrix dhe Einxhel në televotim pati një ovacion të shtuar te publiku. Aktori, theksoi më tej se ndoshta ngjarjet e fundit në shtëpi e kanë penalizuar lojën e tij e në të gjithën këtë, Iliri është treguar më dinak.

“Mund të dal dhe unë,nuk e di si është parë këto dy javë”, tha Donaldi.

“Pse si janë parë këto dy javë?”, e pyeti Beatrix.

“Po ku e di unë si mund të jenë parë,përderisa publiku duartrokiti kur Arbri na nxorri ne të dy në nominim mund të kemi bërë diçka keq”, tha Donaldi.

Në bisedë mes tyre, është komentuar edhe Iliri.

“Ai ka luajtur viktimën non stop,viktimizohet kur e prekin te profesioni,ama ai nuk e ka problem kur prek te profesioni,ku ka sens kjo gjë”, tha Donaldi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb