Gazetari Ervis Iljazaj, i ftuar në studion e emisionit “Real Story” në News 24 deklaroi se platforma me 14 pika e propozuar nga Presidenti Meta, nuk është gjë e re, por shqetësimi i shprehur nga ai përgjatë 6 muajve të fundit.

“Meta e ka thënë publikisht që ishte kundër djegies së mandatave, ne po krijojmë idenë se sikur cfarë ka ndodhur pas kuintave. Ato 14 pika janë beteja e të paktën 6 muajve të fundit që ka bërë Presideneti. Ne po diskutojnë sikur ai doli me platformë për të prishur reformën, ndërkohë që nuk është kështu, se prej 6 muajsh ai i ka bërë publike shqetësimet e tij për reformën në drejtësi”,- tha ai.

Ai shtoi se me propozimet e Presidentit tentohet korigjimi i defekteve të reformës.

“Ne këtu ramë pak a shumë dakord se reforma është një gjë e pakthyeshme, që do vazhdojë dhe s’mund të kthehet pas. Po krijohet ideja sikur këto 14 pika janë tentativë për ta penguar reformën, shoh propozime si të korigjohen defektet. Edhe te statusi i saj (Yuri Kim) thuhet se reforma ka qënë inperfekte. Pyetja që ne duhet të ngemë është sa imperfekte është kjo reformë? Presidenti është e vemtja kundrapeshë që ka ngelur. Ky alarm i ngritur nga ai i bën mirë reformës. Cdo alarm i ka bërë mirë reformës e ka shëndoshur debatin për ta bërë atë të pacënueshme”,- shtoi ai.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb