Partia Demokratike ka publikuar të tjera fakte për “Illyrian Guard” sipas të cilave, ‘Policia politike dhe e korruptuar e Edi Ramës punësoi mbi 500 persona dhe u pagua mbi 4 milionë euro në vit’.

Departamenti i antikorrupsionit, aksesit në sherbime dhe transparencës deklaroi sot se vendimi për të krijuar një shoqëri me kapital tërësisht shtetëror, me objekt veprimtarie ofrimin e shërbimit me pagesë në fushën e rendit dhe sigurisë, u denoncua nga Partia Demokratike në gusht 2009, si antiligjor i cili bie ndesh me ligjin e prokurimit publik, referuar detyrimit të të gjithë institucioneve shtetërore për të lidhur kontratë për shërbimin e sigurisë me këtë shoqëri, duke shmangur konkurrencën dhe duke përbërë një ndihmë shtetërore për kompaninë në fjalë, duke shkelur në këtë mënyrë dhe MSA.

Sipas PD, vetëm për një periudhë 1 -vjeçare, bazuar në të dhënat e thesarit, kjo shoqëri ka përfituar nga buxheti i shtetit rreth 4 mln $. Aktualisht kompania ka 500 punonjës për shërbimin e ruajtjes dhe 72 punonjës sëadministratës së saj, numër i cili është projektuar të rritet.

“Në fakt, qëllimi kryesor i kësaj skeme qëndron larg atij tërritjes së cilësisë dhe uljes së kostove. Kjo skemë është ideuar për t’i ardhur në shërbim një qëllimi shumë më madhor dhe jetik për kryeministrin e PPP-ve, ortakun e krimit tëorganizuar, autorin e kanabizimit të vendit, rrënuesit tëekonomisë dhe zbrazjes së vendit: krijimi i një policie politike, e cila më shumë se kurdo, do t’i duhet dhe do tëpërpiqet t’i vijë në ndihmë në zgjedhjet e ardhshme”, deklaron ndër të tjera PD.

DEKLARATA E PLOTË
4 MLN $ PËR POLICINË POLITIKE TË KORRUPTUAR TË RAMËS!
Vendimi për të krijuar një shoqëri me kapital tërësisht shtetëror, me objekt veprimtarie ofrimin e shërbimit me pagesë në fushën e rendit dhe sigurisë, u denoncua nga Partia Demokratike si antiligjor i cili bie ndesh me ligjin e prokurimit publik, referuar detyrimit të të gjithë institucioneve shtetërore për të lidhur kontratë për shërbimin e sigurisë me këtë shoqëri, duke shmangur konkurrencën dhe duke përbërë një ndihmë shtetërore për kompaninë në fjalë, duke shkelur në këtë mënyrë dhe MSA.

Shqetësimi më i madh lidhet, mbi të gjitha me përcaktimin mbi veprimtarinë e kësaj kompanie: ofrimin e shërbimit me pagesë në fushën e rendit dhe sigurisë juridike, fushë e cila, në bazë të ligjit nr. 108/2014 “Për policinë e shtetit”, përbën atribut eskluziv të Policisë së Shtetit.

Ndërkohë që politika e ndjekur dhe proklamuar si shpëtimtare nga kryeministri ishte ajo e dhënies me PPP deri laboratorëve në sektorin e shëndetësisë apo parkut të Butrintit së fundmi, në drejtim plotësisht të kundërt u vendos për këtë sektor, i cili kishte vite që ishte hapur drejt konkurrencës në tregun përkatës.

Dy muaj më parë Ministri i Brendshëm, deklaroi se krijimi i një kompanie 100% në pronësi të shtetit erdhi si rezultat i dy nevojave, rritja e cilësisë, por dhe ulja e kostove në ruajtjen e objekteve shtetërore. Shoqëria “Illyrian Guard” sh.a, e krijuar me VKM-në nr. 177, datë 04.04.2019. Me të njëjtën logjikë, cilësia e shërbimit dhe ulja e kostove, si ka mundësi që kryeministri dha me PPP shërbime kaq specifike dhe të rëndesishme, që lidhen drejtpërdrejtë me shëndetin e qytetarëve?!
Sa për cilësinë, u pa nga i gjithë publiku, falë denoncimit nga emisioni investigativ “STOP”, se sa kjo është e cënuar kur bëhet fjalë pikërisht për shoqërinë e përfaqësuar nga Ministria e Brendshme, “Illyrian Guard”. Nëse do të flisnim për sigurinë që duhet të ofrojë, sërish të gjithë patën mundësinë ta vlerësojnë, teksa punonjës të rekrutuar me rryshfet kanë mundësinë të aksesojnë pa kufizim institucionet që ruajnë.

Përsa i takon uljes së kostos, kujtojmë se sipas tarifave për punonjës të miratuara në udhëzimet përkatëse, vlera është larg asaj të një punonjësi në kompani private, ndaj rritja e kostos ndikon drejtpërdrejtë tek buxheti i shtetit, nga i cili do të paguhet kjo shoqëri.

Vetëm për një periudhë 1 -vjeçare, bazuar në të dhënat e thesarit, kjo shoqëri ka përfituar nga buxheti i shtetit rreth 4 mln $. Aktualisht kompania ka 500 punonjës për shërbimin e ruajtjes dhe 72 punonjës sëadministratës së saj, numër i cili është projektuar të rritet.

Në fakt, qëllimi kryesor i kësaj skeme qëndron larg atij tërritjes së cilësisë dhe uljes së kostove. Kjo skemë është ideuar për t’i ardhur në shërbim një qëllimi shumë më madhor dhe jetik për kryeministrin e PPP-ve, ortakun e krimit tëorganizuar, autorin e kanabizimit të vendit, rrënuesit tëekonomisë dhe zbrazjes së vendit: krijimi i një policie politike, e cila më shumë se kurdo, do t’i duhet dhe do tëpërpiqet t’i vijë në ndihmë në zgjedhjet e ardhshme.

Është e qartë se ky kryeministër nuk ka qëllimin më të vogël për të lejuar realizimin e zgjedhje të lira e të ndershme, përkundrazi, ai po riaktivizon të njëjta skema dhe vegla që e sollën dhe e mbajtën në pushtet. Këtyre të fundit, kryeministri ka menduar t’i shtohet edhe policia politike e tij.

Kjo strukturë e politizuar si e gjithë administrata, e korruptuar deri në palcë si vetë qeveria është shembulli më i mirë se si ka funksioniar e funksionon kjo qeverisje! Kjo polici private, ku vetëm bëhen tendera e merren para korrupsioni për tu futur në punë, është një cënim dhe për sigurinë shtetërore!
Partia Demokratike e ka denoncuar këtë aferë pa u krijuar ende kjo kompani, duke e ditur që kështu funksionon kjo qeveri, se këtë filozofi ka, por është angazhimi ynë që kushdo që ka ideuar, krijuar e zbatuar struktura të tilla, do të vendoset para ligjit!

Lufta ndaj korrupsionit nuk mund të jetë vetëm me fjalë, por do të jetë me shembuj konkret duke vendosur para ligjit këta grabitës që sot kanë privatizuar çdo gjë, dhe buxhetin e shtetit!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb