TIRANË- Një nga të akuzuarit kryesorë për nxitjen e xhihadit thotë se frymëzimi i tyre politik ka ardhur nga deklarata e kryeministrit Berisha, pas nisjes së konfliktit në Siri kur tha se “ne njohim të ligjshme vetëm opozitën siriane”.

I akuzuari Oltion Reçi, i arrestuar me akuzën për “rekurutim të personave për kryerjen e veprave me qëllime terroriste dhe të financimit të terrorizimit, nxitje dhe thirrje publike e propagandë për kryerjen e veprave me qëllime terroriste, si dhe nxitje të urrejtjes ose grindjeve”, ka kërkuar dëshmitar në gjyq ish kryeministrin Sali Berisha.

Avokati ka kërkuar që Berisha të thirret në cilësinë e dëshmitarit për të provuar thirrjet që ka bërë kundër regjimit diktatorial të Bashar Al Asadit. Gjykata e Krimeve të Rënda e ka refuzuar një kërkesë të tillë, pasi sipas saj, nuk ka lidhje me procesin.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: