ITALI – Vijojnë polemikat për ndalimin e veshjes që mbulon tërësisht trupin dhe kokën e femrave në plazhet franceze. Izzeddin Elzir, imam në Firence të Italisë, ka bërë një krahasim mes murgeshave të mbuluara dhe femrave myslimane që mbajnë burka, duke publikuar në faqen e tij në “Facebook” një foto të shtatë murgeshave që lahen buzë detit me veshjen e tyre.

Fotoja e publikuar nga imami ishte një provokim për francezët, si për tu thënë: “Po me murgeshat çfarë do bëni, a do t’i lejoni të lahen në det?”

Imami Izzeddin Elzir e ka cilësuar hipokrite politikën franceze, duke kujtuar se nëpër kisha figura e Marias është gjithmonë e veshur.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: