Në gjakun e Imane Fadil, një nga dëshmitaret kyce të çështjes Ruby, që vdiq në 11 mars pas një muaji në agoni, nuk është zbuluar asnjë metal i nivelit toksik. Kështu kanë thënë ekspertët që kanë bërë analizat toksikologjike në spitalin Humanitas të Rozzano, ku e reja ishte shtruar dhe vdiq.

Drejtori i qendrës, Carlo Locatelli ka konfirmuar për Corriere della Sera që ‘kampionet biologjike të pacientes janë dërguar në qendrën e spitalit ku Fadil ishte shtruar, për analiza dhe konsulence toksikologjike.

Është kërkuar gjithashtu sasia e metaleve në gjak. Sa për lajmin e dyshimeve për substanca radioaktive, Locatelli ka saktësuar që qendra e tij ‘nuk identifikon dhe mat radioaktivitetin tek njeriu’. Hipoteza nuk përjashtohet por nuk mund të nxirret nga spitali në Pavia.

Për të zbuluar vdekjen misterioze të vajzës do të jetë vetëm autopsia që do të bëhet mes të mërkurës dhe të enjtes në prezencë të një grupi konsulentësh të vendosur nga prokuroria nën drejtimin e Cristina Cattaneos. Fadil u shtruar në Humanitas në 29 janar dhe kishte shqetësime me stomakun, kishte të vjella dhe kuadri klinik i modeles është shumë i komplikuar.

Pas vlerësimit të parë vajza është transferuar në terapi intensive, ku një prej diagnozave, e përjashtuar më pas, ishte sëmundja e ‘lupus’, një sëmundje kronike me natyrë autoimune që godet disa organe dhe lëkurën e trupit.

Ajo është transferuar në reaminacion, pasi gjendja e saj është përkeqësuar dhe i është nënshtruar seancave farmaceutike, tw cilat kanw sjellw përmirësime tw gjendjes sw saj, duke u transferuar më pas në repartin e mjekësisë së përgjithshme. Këtu, pasi rrëfeu për faktin që mund të jetë helmuar, i janë kryer testet toksikologjike për helmim dhe drogë, të cilat kanë rezultuar negative. Duke pasur parasysh përkeqësimin e saj progresiv dhe shkatërrimin e organeve, mjekët kanë vendosur të bëjnë analizën e dozës së pesëdhjetë metaleve në Qendrën e Pavias.

Përgjigjet e analizave arritën në 6 mars, gjashtë ditë pasi Fadil kishte vdekur.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb