Gjithkush që e pa, ka ende në mendje imazhin e djalit të vdekur në bregdetin e Bodrumit. Ndërkohë dy foto të reja dalin në dritë. Dy vëllezërit sirianë, Galip dhe Ajan 5 dhe 3 vjec, janë së bashku, duke qeshur, të përqafuar e të lumtur, kur ishin ende gjallë …

Galip dhe Ajan janë dy djemtë sirianë, flet sot e gjithë bota, të cilët u detyruan të bëhen refugjatë për t’iu shpëtuar xhihadistëve në vendin e tyre, por nuk mundën. Para se të arrinin në Kanada, ata gjetën vdekjen.

Imazhi i 3 vjecarit të vdekur në bregdetin e Bodrumit në Turqi, pas mbytjes së anijes ku ai udhëtonte me prindërit dhe vëllanë e tij, po bën xhiron e botës duke tronditur shpirtrat njerëzorë. Fotoja e djalit pa jetë me fytyrë në tokë, aq tronditëse dhe prekëse, u bë një simbol i tragjedisë së refugjatëve në vitin 2015. Edhe Galipi 5 vjecar për fat të keq pati të njëjtin fat me vëllanë e vogël.

Familja e tyre jetonte në Kobane të Sirisë në kufi me Turqinë, qytet tashmë i pushtuar nga xhihadistët e ISIS. Gjysmë ore pasi anija ku ishin 2 vogëlushët la Halikarnasin, u mbyt në Egje, në ujërat ndërkombëtare. Galip dhe Ailan nuk ishin të veshur me jelekë shpetimi … Ata nuk kishin fat. U mbytën së bashku me nënën e tyre 35-vjeçare Richan, ndërsa babai i tyre Abdullah arriti të kthehet në breg.

Familja kishte nisur udhëtimin për Kanada, pasi motra e Abdullait jeton atje dhe iu kishte ofruar mbështetje, por kërkesa për t’iu dhënë atyre azil në Kanada u refuzua qershorin e kaluar. Dhe për shkak se kërkesa ishte refuzuar, familja nuk kishte zgjedhje tjetër veçse të nisej me gomone drejt Turqisë e Greqisë, pa e ditur se ky do të ishte udhëtimi i fundit për 3 prej anëtarëve të saj, brenga më e madhe për babanë që mbeti gjallë.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb