Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen thotë se BE-ja është e gatshme të dërgojë ekipe të përbashkëta hetimore në Ukrainë për të dokumentuar krimet e raportuara të luftës.

Ajo ka postuar në Twitter pasi foli me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky, për “vrasjen mizore të civilëve në Bucha dhe gjetkë në Ukrainë”.

Ekipet do të jenë në koordinim me prokurorin e përgjithshëm të Ukrainës, me mbështetjen e agjencisë evropiane të policisë Europol dhe agjencisë së drejtësisë penale Eurojust.

Imazhet tronditëse të trupave të civilëve në rrugët e Bucha, pranë kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, kanë çuar në një shpërthim të dënimit ndërkombëtar të Rusisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb