Fill pas largimit të C.Ronaldo, në Madrid, tifozët e Realit, kanë një imazh të ri, një idhull të ri, Karim Benzema. Sulmuesi francez po jeton një rini të dytë pas largimit të sulmuesit portugez, çdo ditë e më shumë, Benzema po bën liderin duke udhëhequr Realin në sfida të mëdha.

Roli i tij ka qenë jetik mbi të gjitha këtë edicion të Champions League, ku vetëm në fazën me eliminim direkt nga realizuar 9 nga 11 golat e Real Madrid.

As
As

Pavarësisht se humbën në sfidën e parë 4-3, në shtëpinë e Man.City, në Spanjë besojnë te përmbysja, për ta përmbysja ka një emër, Karim Benzema, ky është titulli kryesor i përzgjedhur nga AS.

Marca
Marca

E përditshmja tjetër spanjolle, Marca shkruan se për ta Benzema është fituesi i ardhshëm i “Topit të Artë”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb