Milan mori goditjen e parë në kampionat teksa dje u mposht thellë 4-1 në “Stadio Olimpico” kundër Lacio-s. Menjëherë pas takimit tifozët nuk nguruan të shigjetonin ‘fajtorët’ ndër të cilët ishte edhe Bonucci.

Blerja e bujshme e Milanit që pak ditë më parë ishte një idhull, ishte ndër më të kritikuarit, sidomos pas kalimit që Imobile i bëri në pjesën e dytë ku mbrojtësi italian u duk si një hije. Bomberi lacial e kaloi me aq lehtësi sa në një moment të gjithë dyshuan për aftësitë e tij.

Gjithsesi pavarësisht kritikave të tifozëve, në mbrojtje të lojtarit ka dalë trajneri Montella i cili për ndeshjen në fjalë theksoi se faji ishte i të gjithë grupit, raportojnë mediat italiane.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb