Konsorciumit India Power Coporation LTd, do të ndërtojë impiantin fotovoltaik të Akërnisë me një investim prej 70 milionë euro.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi sot përfundimin e procedurës të hapur konkuruese për përzgjedhjen e ofertuesit për zhvillimin e projektit për ndërtimin e impiantit fotovoltaik në Zonën e Akërnisë (Vlorë). Impianti parashikon një kapacitet gjenerues të instaluar 50 MW si pjesë e masave mbështetëse dhe ndërtimin e kapaciteteve të tjera shtesë prej 50 MW (100 MWnë total), të cilat do të jenë lirisht të tregtueshme në tregun e energjisë.

Procedura konkuruese u zhvillua në përputhje të plotë me Vendimin nr. 349, datë 12.06.2018 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e masave mbështetëse për nxitjen e përdorimit të energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme të diellit dhe erës, si dhe të procedurave për përzgjedhjen e projekteve për përfitimin e tyre”, nëpërmjet një gare të hapur ndërkombëtare, të shpallur në 6 Gusht 2018, nga e cila në datën 17.09.2018, u paraqitën zyrtarisht gjashtë oferta.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Në fazën finale të vlerësimit, u kualifikuan 3 ofertues, ku sipas procesit të vlerësimit, oferta që u vlerësua me më shumë pikë si kombinim i besueshmërisë teknike, financiare, eksperiencës së ngjashme, cmimit dhe kapaciteteve shtesë të instaluara, ishte oferta e paraqitur nga bashkimi i shoqërive India Poëer Corporation ltd e rregjistruar në Indi, Mininig Resources FZE, e rregjistruar në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Midami Limited, e rregjistruar në Hong Kong.” thuhet ne njoftim

Kompania lider e konsorciumit India Poëer Coporation LTd, është një nga kompanitë më të mëdha energjitike të Indisë, me eksperiencë 100 vjeçare, me kapacitete të instaluara prej 1500 MW, që përfshin kapacitetet të prodhimit të energjise termike, erës dhe energji diellore dhe e zotëruar nga Grupi  Kanoria Foundation, një konglomerat ekonomik indian me një portofol asetesh prej 15 Miliardë USD, duke krijuar besueshmërine e nevojshme për përmbushjen e këtij projekti.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb