TIRANA

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka thënë se me impiantin e ri të trajtimit të ujit në Bovillë 62% e kryeqytetit të Shqipërisë do të ketë ujë të pijshëm përfshi zona si Kinostudio dhe Kombinati.

Veliaj tha se pasuar këtij impianti fillon edhe qërimi i pallateve për t’u siguruar që fillon tashmë heqja e depozitave që janë shumë të rrezikshme sidomos për banorët e këtyre ndërtesave ndërkohë që s’janë më të nevojshme prej furnizimit me ujë 24 orë.

‘’Tërmeti i nëntorit tregoi edhe njëherë se sa të rrezikshme ishin depozitat e ujit në tarracat e pallateve. Ndaj, me dyfishimin e furnizimit me uje në Bovillë dhe rritjen e kapaciteve te filtrimit që e çojne në 24 orë ujë të pijshëm në ditë për 62 për qind të kryeqytetit, Bashkia e Tiranës do të nisë një aksion të gjerë për heqjen e këtyre depozitave nga tarracat e pallateve, për të garantuar sigurinë e jetës dhe shëndetit e banorëve që jetojnë në këto objekte. Dua të njoftoj të gjithë administratorët e pallateve që do të fillojmë të qërojmë pallat më pallat për t’u siguruar që fillon heqja e depozitave për dy arsye: Së pari sepse kemi ujë 24 orë në këtë pjesë të madhe të Tiranës dhe arsyeja tjetër sepse pas tërmetit mësuam që gjithë këto pesha që i mbingarkohen pallateve tashmë të amortizuara nga koha apo improvizimet që kanë pasur ndër vite, meritojnë të lehtësohen. Dhe sot kemi kaluar disa vendime të rëndësishme për pallatet e Kombinatit dhe besoj se edhe për ata që prej tërmetit kanë pasur merak depozitat, ardhja e Tiranës në një pjesë të madh të saj me 24 orë ujë është një lehtësim dhe për depozitat e tarracave në Tiranë. Ne do të fillojmë një punë me të gjithë administratorët e pallateve që pasi t’ju provojmë që në rubinetet ka ujë 24 orë ose të paktën në hyrje të pallatit ne të adresojmë çështjen e depozitave apo dhe çështjen e pompave’’- tha Veliaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb