FIER- Rikthehen protestat në fshatin Mbyet të Fierit, banorët e të cilit janë kundër ndërtimit të impiantit të mbetjeve në këtë zonë.

Mësohet se protestuesit janë grumbulluar në hyrje të fshatit, ndërsa me deklarata të forta kanë vendosur t’i bëjnë ‘rezistencë’ vendimit. Ata theksojnë njëzëri se do të vetëflijohen, nëse impianti i mbetjeve vendoset në fshatin e tyre.

“Do bëjmë gjithçka për shfuqizimin e këtij vendimi. Do vetëflijohemi, plehrat të mos vijnë në zonën tonë”, theksuan protestuesit.

Sakaq, ata u kanë bërë thirrje edhe banorëve të Fierit që t’i bashkohen protestës së tyre që do të mbajnë ditën e premte para bashkisë së qytetit, pasi sipas tyre kjo çështje i prek edhe ata. Kjo nuk është hera e parë që banorët e këtij fshati protestojnë kundër vendimit për ndërtimin e impiantit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: