Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në impiantin e ri të trajtimit të ujit të pijshëm në Bovillë ku ka bërë me dje se falë këtij investimi dyfishohet furnizimi me ujë të pijshëm për Tiranën.

Rama tha se deri në 2013 mesatarja e furnizimit me ujë të pijshëm për zonat urbane ishte 7 orë/ ditë teksa vetëm 7 zona urbane kishin ujë 24 orë. Por ai premtoi se deri në shtator të 2021 do të jenë 62 zona urbane që do të kenë ujë të pijshëm në 24 orë të ditës.

”Një kompani italiane që ka vendosur gurin e parë në këtë project që ka zgjatur thuajse 30 vite. Kompania italiane kam pasur nderin ta njoh pronarin e saj, një puliez, i cili nëse nuk do fliste italisht do shfaqet fizikisht si një vlonjat tipik. Fakti është që në vitin 2013 numëroheshin në nivel kombëtar, në zonat urbane që janë dhe zonat edhe të mbipopulluara në një pjesë të rëndësishme të ndryshiemve demografive, 7 orë/ ujë furnizim në ditë. Jo 700 vjet më parë, as 70 as 17, por 7 vjet më parë. Ne e nisëm këtë si me rrugët. Por me rrugët jemi mësuar të flasim më shumë. Me rrugët është bërë më shumë propagandë se janë falsifikuar e gënjyer më shumë, janë bërë më shumë shirita, tendera etj. Pasi kemi bërë analizën për situatën e ujit në Shqipëri. Ka pasur 28 strategji kombëtare para vitit 2013 për ujin në Shqipëri.Ne sot jemi në kushtet kur po investojmë në 55 zona urbane. Nga 7 zona që deri në 2013 numëroheshin si zona plotësisht të furnizuara me ujë. Faktikisht në 50 zona urbane mbeten jashtë listës së përgjithshme, vetëm 7 të tjerë. Ne shkojmë në 62 zona urbane të Shqipërisë që do furnizohen me ujë në 24 orë deri në shtator të 2021. ”- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb