Emisioni “Jeta pa filtër”  në  News24 me autore  psikologen  Ervisa  Lula ka trajtuar disa aspekte të rëndësishme lidhur me shëndetin seksual, rëndësinë e raportit seksual në mirëqënien e individit dhe disfunksionet seksuale.

E  ftuara psikoseksologia Besarta Taçi thotë se disfunksionet që hasen më shpesh janë përkatësisht vaginizmi tek gratë dhe disfunksioni erektiv tek burrat.  Të dyja këto mund të bëhen shkak i tradhtisë në çift ndaj duhen trajtuar sa më parë në kohë dhe jo vetëm me medikamente dhe konsulta mjekësore, por dhe me ndihmën e një psikoseksologu. Ajo që shihet si problematike është që personat që vuajnë  nga disfunksionet seksuale e fshehin këtë fakt.

Një pjesë e madhe e grave nuk janë në gjendje të përjetojnë një orgazëm përmes penetrimit normal ashtu sikurse një pjesë e burrave  të cilët nuk janë në gjendje të kenë nje ereksion të kënaqshëm  kërkojnë ndihmë me shumë vonesë, ose përpiqen ta zgjidhin vetë duke shkuar në farmaci e duke blerë ilaçe. Sipas Taçit hera e parë e një raporti seksual është padiskutim i rëndësishëm, por mosha 17-vjeçare është ajo që do të referohej si periudha ideale. Një nga aspektet e tjera të diskutuara në program ishte dhe rreziku i ekspozimit të fëmijëve ndaj pornografisë.

Psikoseksologia thekson se demtimet e  një fëmije të mitur nga ky aktivitet janë të shumta, por ajo ka këshilluar prindërit të jenë të vëmendshëm ndaj disa simptomave që duhet ti bëjnë ata më vigjilentë. Ndryshimi drastik në ushqim, ndryshimet gjatë gjumit, makthe gjatë natës, pamundësi për të fjetur vetëm, humbja e kontrollit ndaj urinimit, prekja e trupit në  ambiente publike, imitimi i figurave dhe pozicioneve që një fëmijë për moshën e tij nuk mund ti dijë etj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: