Kombëtarja shqiptare do të luajë me shumë ndryshime në ndeshjen ndaj Andorrës. Edy Reja ka rindërtuar një formacion për shkak të mungesave të shumta nga dëmtimet dhe pezullimet.

Si pasojë e kartonëve, janë të pezulluar Ardian Ismajli, Klaus Gjasula dhe Sokol Cikalleshi. Ndërsa të dëmtuar janë Marash Kumbulla, Keidi Bare, Frederik Veseli dhe Armando Broja.

E thënë ndryshe, ndryshime ka në çdo repart dhe për këtë u thirrën urgjentisht 3 lojtarë, Ernest Muçi, Taulant Seferi dhe Enis Çokaj. Edy Reja pritet të hedhë në fushë një formacion me 8 ndryshime nga sfida me Anglinë.

Strakosha, Uzuni dhe Hysajn pritet që të jenë në fushë nga ndeshja e fundit. Në prapavijë pritet të rreshtohen Mihaj, Dermaku dhe Hoxhallari, ndërsa në mesfushë nga e djathta Odise Roshi dhe e majta Elseid Hysaj.

Në qendër të mesfushës përgjegjësia do të bjerë mbi Ylber Ramadanin dhe Qazim Laçin, ndërsa nga minuta e parë Reja pritet t’i besojë Endri Çekiçit. Në repartin e sulmit, Uzuni mendohet ta nisë nga fillimi, i shoqëruar me Taulant Seferin ose Ernest Muçin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb