Urgjencë në mbrojtje për Thomas Tuchel. Në mesjavë, në raundin e parë të DFB-Pokal, Bayern Munich fitoi lehtësisht ndaj Preussen Munster. Me këtë rast, trajneri gjerman mundi që nga minuta e parë të aktivizonte për herë të parë një dyshe të re në qendrën e mbrojtjes, me këta të fundit që nuk patën probleme përballë kundërshtarit modest të divizionit të tretë gjerman.

Ndërsa pritej që lojtarët e dëmtuar të ktheheshin, prapavija u përbë nga Leon Goretzka dhe Noussair Mazraoui. Shpresa është padyshim që titullarët të mund të kthehen sa më shpejt që të jetë e mundur.

Sipas mediave, Kim dhe Upamecano mund të kthehen për ndeshjen kundër Leipzig të shtunën e ardhshme, pasi vetë drejtori sportiv, Christoph Freund tha: “Shpresojmë që Upamecano dhe Kim të kthehen, kjo është shpresa jonë e madhe!”.

(J.S/BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb