Epidemiologu Ilir Alimehmeti, shpeshherë ka theksuar se imuniteti natyror është më i fortë se ai i krijuar nga vaksina.

Sëfundmi ndërsa sjell disa studime rreth imuniteti natyror ai shpjegon dhe mbështet me fakte deklaratat e tij.

‘Termi shkencor është i imunizuar apo i paimunizuar, termi politik është i vaksinuar apo i pavaksinuar, duke lënë qëllimisht në harresë fuqinë mbrojtëse të sistemit imunitar natyror!’, bën me dije Alimehmeti.

Pavarësisht kësaj, ai sqaron se vaksina është një mjet mbrojtjeje kundër COVID-19, por insiston në faktin se ashtu si vaksinimi edhe imuniteti natyror ka shpëtuar jetë.

‘Të mos gabohemi: Vaksinimi mbetet kyç për të gjithë të paimunizuarit dhe ata që dëshirojnë të vaksinohen edhe pse e kanë kaluar! Vaksinat kanë shpëtuar jetë! Imuniteti natyror ka shpëtuar jetë!’, shprehet ai.

Më tej Alimehmeti jep edhe disa këshilla:

-Nëse je i paimunizuar, vaksinohu! Vaksina mbron shumë!

-Nëse e ke kaluar sëmundjen dhe dëshiron të vaksinohesh, vaksinohu pa problem sepse risku ekstra është minimal, sidomos nëse je shumë i moshuar apo ke sëmundje bashkëshoqëruese!

-Nëse e ke kaluar sëmundjen dhe nuk dëshiron të vaksinohesh, tashmë e ke mbrojtjen sepse -Natyra luan rolin e saj duan apo nuk duan ta pranojnë organe dhe persona të caktuar!

Analiza e plotë e epidemiologut Ilir Alimehmeti:

“Kur eksperiemente të ndryshme ju japin të njëjtin rezultat, çështja nuk varet më nga opinioni juaj. Kjo është gjëja e mirë e shkencës: Shkenca është e vërtetë, pavarësisht nëse ti e beson apo jo atë. Prandaj funksionon!”

Cit.: Neil deGrasse Tyson

Lajme të mira mbi fuqinë mbrojtëse të kalimit natyror të infektimit nga SARS-CoV-2 miqtë e mi!

Çdo njohuri e mëparshme mjekësore, imunologjike dhe virologjike flet vetëm në një drejtim: imuniteti natyror që vendoset pas kalimit të një sëmundjeje virale është i fuqishëm, mbrojtës dhe i qëndrueshëm në kohë!

Këtë koncept e kemi rrahur shumë herë në shumë televizione dhe debate (të panevojshme) shkencore!

(Sqarim: më 27 Korrik 2022 isha i pavaksinuar. Më pas për shkak të detyrimit administrativ u vaksinova me të dy dozat: më 17 gusht dhe 7 shtator)

Në mënyrë të vazhdueshme kam bërë thirrje, së bashku me shumë kolegë, që të investohen të gjitha energjitë dhe burimet në fushatën e ndërgjegjësimit për vaksinimin e personave të painfektuar më parë, në vend që të shpenzohemi më kot në fronte betejash të panevojshme.

Termi shkencor është i imunizuar apo i paimunizuar, termi politik është i vaksinuar apo i pavaksinuar, duke lënë qëllimisht në harresë fuqinë mbrojtëse të sistemit imunitar natyror!

Qëndrimin personal mbi këtë çështje mund ta gjeni këtu (16 shtator 2021): https://ëëë.facebook.com/Dr.Ilir.Alimehmeti/posts/213136074211965

Të gjitha studimet konvergojnë drejt faktit që imuniteti natyror është i fortë dhe është aleati ynë. Për këtë duhet të jemi të gjithë të lumtur!

Studimet madhore nga Izraeli (populli më i vaksinuar në botë vetëm me Pfizer) tregoi pikërisht se imuniteti natyror është më i fortë dhe më i qëndrueshëm se imuniteti i ofruar nga vaksinat dhe se të infektuarit më parë nuk kishin përfitime nga marrja e vaksinave shtesë!

https://ëëë.science.org/…/having-sars-cov-2-once…

Tashmë edhe CDC e SHBA-së konfirmon që imuniteti natyror është i fortë dhe i qëndrueshëm!

Linku mediatik: https://ëëë.reuters.com/…/prior-covid-infection-more…/

Linku shkencor: https://ëëë.cdc.gov/mmër/volumes/71/ër/mm7104e1.htm…

Të dhënat zyrtare u publikuan dje, 28 Janar 2022, në organin zyrtar të CDC-së (MMËR) pasi studiuan TË GJITHË POPULLATË E RRITUR TË SHTETIT TË KALIFORNISË DHE TË NEW YORK (18% e popullatës totale amerikane) Tabela 1:

Kaliforni:

968.167 persona të vaksinuar dhe të infektuar më parë (të imunizuar),

15.484.235 persona të vaksinuar dhe të painfektuar më parë (të imunizuar),

1.370.782 persona të pavaksinuar por të infektuar më parë (të imunizuar), dhe

3.911.146 persona të pavaksinuar dhe të painfektuar (të paimunizuar).

New York:

485.649 persona të vaksinuar dhe të infektuar më parë (të imunizuar),

7.809.968 persona të vaksinuar dhe të painfektuar më parë (të imunizuar),

527.140 persona të pavaksinuar por të infektuar më parë (të imunizuar), dhe

1.993.709 persona të pavaksinuar dhe të painfektuar (të paimunizuar).

Në total mbi 32.5 milionë të rritur!

Gjetjet janë krejtësisht të pritshme (Figura 1):

Spitalet u mbushën nga personat e paimunizuar: as të vaksinuar dhe as të infektuar më parë!

Tre grupet e tjera janë shumë më ulët në hospitalizim dhe në format e rënda!

Vaksina funksionon! Vaksina mbron!

Imuniteti natyror funksionon! Imuniteti natyror mbron!

Rezultate të tjera:

Në Figurën 1 dhe Figurën S2 mund të shihet qartë që vaksinimi i personave që e kishin kaluar sëmundjen më parë nuk solli praktikisht asnjë përfitim as në infektim dhe as në shtrime në spital, pasi imuniteti natyror është shumë i fortë dhe i qëndrueshëm!

Në Figurën S3 mund të shihet qartë që nuk ka rëndësi sa kohë më parë ishte kaluar infektimi i parë, imuniteti natyror vazhdon mban njësoj!

Në Figurën S4 vërehet që, te të painfektuarit më parë, efektin më të lartë mbrojtës e kishte Moderna, e ndjekur nga Pfizer dhe, më pak e efektshmja, Johnson & Johnson.

Në Figurën S4 mund të shihet qartë që, për të infektuarit më parë, nuk ka asnjë rëndësi se cilën vaksinë kanë marrë (Moderna, Pfizer apo Johnson&Johnson). Ata nuk përfitojnë më shumë!

TË MOS GABOHEMI: VAKSINIMI MBETET KYÇ PËR TË GJITHË TË PAIMUNIZUARIT DHE ATA QË DËSHIROJNË TË VAKSINOHEN EDHE PSE E KANË KALUAR!

VAKSINAT KANË SHPËTUAR JETË!

IMUNITETI NATYROR KA SHPËTUAR JETË!

Të pranosh njërën, por të mos pranosh tjetrën, jo vetëm që nuk është shkencore por nuk është as koherente!

Këshillat që mbeten të vlefshme:

Nëse je i paimunizuar, vaksinohu! Vaksina mbron shumë!

Nëse e ke kaluar sëmundjen dhe dëshiron të vaksinohesh, vaksinohu pa problem sepse risku ekstra është minimal, sidomos nëse je shumë i moshuar apo ke sëmundje bashkëshoqëruese!

Nëse e ke kaluar sëmundjen dhe nuk dëshiron të vaksinohesh, tashmë e ke mbrojtjen sepse Natyra luan rolin e saj duan apo nuk duan ta pranojnë organe dhe persona të caktuar!

Dr. Shk. Ilir Alimehmeti

Epidemiolog Klinik

Fakulteti i Mjekësisë, UMT

Akademia e Shkencave të Shqipërisë

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb