Imunologu gjerman, Ugur Sahin, beson se vaksina kundër coronavirusit do të jetë e gatshme deri në fund të këtij viti, por konsideron se ende do të zgjatë para se infeksioni të vihet nën kontroll, shkruan Wall Street Journal.

Drejtori gjeneral i kompanisë bio-teknologjike “Biontech” nga Majnci, një nga 17 kompanitë në mbarë botën që po punojnë në zhvillimin e një vaksine kundër coronavirusit, ka thënë gjatë një interviste dhënë për Wall Street Journal, se do të jetë i nevojshëm testimi para se vaksina të përdoret.

Sipas Sahin, virusi tashmë është përhapur shumë, janë infektuar më shumë se 13 milionë në mbarë botën, që sipas tij do të thotë se ndoshta duhen dhjetë vite të arrihet imuniteti i tufës.

“Konsideroj se imunitetin mund ta arrijmë nëse mbi 90 për qind e popullatës është imune”, ka shtuar eksperti Sahin.

Sipas tij, arritja e këtij qëllimi është e mundur nëse prodhues të ndryshëm të njëjtën kohë ofrojnë në treg vaksina të ndryshme.

“Nuk kemi për qëllim të garojmë. Për t’u kujdesur për 7 miliardë njerëz në botë, duhet të marrin pjesë shumë kompani. Vaksina është një shans që ta vëmë nën kontroll pandeminë. Një kompani nuk mundet e vetme ta furnizojë gjithë botën”, ka shtuar Sahin.

Kohë më parë ekspertët kanë paralajmëruar që vaksina kundër coronavirusit, do të mund të ishte e qasshme në treg deri në fund të vitit.

Tani për tani më së shumti po premtojnë hulumtimet dhe puna për vaksinën, që janë duke zhvilluar një ekip i ekspertëve nga Universiteti i Oksfordit.

Vaksina e Oksfordit e quajtur AZD1222, aktualisht po testohet tek 10 mijë vullnetarë, të moshës nga 18 deri në 55 vjet, 5 mijë në Britani të Madhe, 2 mijë në Brazil, 2 mijë në Afrikën e Jugut dhe së shpejti do të fillojnë testime dhe në 30 mijë vullnetarë tjerë në SHBA, që po cilësohet si faza e fundit apo faza e tretë.

Në qershor katër vendet anëtare të Bashkimit Evropian – Gjermania, Franca, Italia dhe Holanda kanë arritur një marrëveshje me “Astra Zenekom”, për blerjen dhe shitjen e të paktën 300 milionë dozave të vaksinës kundër COVID-19, që aktualisht po testohet në Universitetin e Oksfordit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb