Ish-drejtuesi i Kishës Ortodokse të Shkodrës, Atë Aleksandër Petani, rrëfeu pak kohë më parë përpjekjet e klerikëve shqiptarë në vitet ’90 për të zgjedhur një drejtues për Kishen ortodokse në Shqipëri.
Ai kujton momentin e ardhjes së Kryepeshkopit Anastas Janullatos në vend dhe sfidat që shoqëruan periudhën e parë të udhëheqjes së tij, përfshirë vizitat në qytete të ndryshme dhe pranimin e bashkëpunimit me besime të tjera fetare.
Atë Aleksandri gjithashtu thekson arritjet akademike dhe kulturore të Kryepeshkopit Anastas.