TIRANË

Punonjësja e Policisë Ina Nuka, e cila mbeti e plagosur gjatë protestës së 22 Nëntorit përpara Parlamentit të Shqipërisë, paraditen e sotme, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu zhvilloi një vizitë falënderimi në ambasadën turke në Tiranë.

Aty u prit nga Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük. Ka qenë pikërisht ambasada turke që ka mundësuar dërgimin e saj në Turqi për kurim ku i janë vendosur dhe gishtat e humbur nga kapsolla.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Por sot Nuka, kishte vendosur një dorezë të zezë në dorë, si për të evituar fotografimet dhe kuriozitetin nga gazetarët për imazhin e ri të gjymtyrës së saj.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb