Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa ka denoncuar një tjetër rast abuziv, sipas saj ku i përfshirë është kryebashkiaku Veliaj. Përmes një videoje të postuar, Zhupa thotë se propaganda e Veliajt shkon deri aty sa vijëzon rrugën e shkatërruar dhe me puseta të hapura.

“Kjo rrugë nuk është në një vend që nuk frekuentohet, diku në periferi, është në mes te Tiranes, pikërisht pas presidencës rrugica që të çon tek Fakulteti Juridik’,-shprehet Zhupa.

STATUSI I PLOTE

Strategjia zhvilluese e qytetit sipas Veliajt është të bësh vijëzimet tek rrugët që janë plot me puseta te hapura, gjithë gropa, edhe të amortizuara!!

Sic e shikoni me video, sot banorët lajmërohen me një makinat e tyre se do të bëhen vijëzimet e rrugës “Perlat Rexhepi” ndërkohë dallohet qartë që është një rrugë e shkatërruar. Pusetat jane të hapura buzë rrugës dhe uji del gjithandej, gropa të mëdha shkatërruese për makinat jane kudo përgjatë kësaj rruge. Për shoferet është një tmerr, por bashkia e Veliajt ka menduar t’i lehtësoi duke bërë vijëzimet!!!

Kjo rrugë nuk është në një vend që nuk frekuentohet, diku në periferi, është në mes te Tiranes, pikërisht pas presidencës rrugica që të çon tek Fakulteti Juridik!

Veliaj që e ka premtuar dy fushata, bën mirë të bëj rrugën njëherë të kalueshme pastaj të bëj vijëzimet për t’i marr lekët qytetarëve nga parkimet në këtë rrugë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: