Kandidatja e PD për Qarkun e Vlorës Ina Zhupa zhvilloi takim me peshkatarët në Sarandë. Ata e njohën me problematikat e mëdha që kanë, duke nisur nga mungesa e kalatave ku të ankorohen, tek shkalla për të bërë remontin e anijeve. Ata janë të mbytur me taksa dhe nuk marrin asnjë ndihmë nga shteti.

Zhupa u shpreh se: “Është e papranishme që nuk keni kalata.

Vetëm një shtet që nuk e ka mendjen për qytetaret mund ta lërë në këtë gjendje. Duhet vetëm vullnet politik për ta kryer, një vullnet që ne nuk na mungon dhe që do të jetë nga detyrat e para që do të bëjmë.

Është i papranueshëm trajtimi me taksa të larta dhe burokracitë. Ju jeni të detyruar që për certifikimin tuaj të shkoni në Durres, kur ky duhet të ishte një shërbim që ju duhet ta kishit në Sarandë she me PD në qeveri do ta keni”- tha Ina Zhupa.

Kandidatja e PD vuri në dukje angazhimet kryesore të PD për të rritur mirëqenien dhe për të ndihmuar ekonominë e familjeve: subvencione, ulje e taksave dhe ajo që lidhet direkt me peshkatarët, vënia e Porto Palermos në dispozicion të peshkatarëve, “Porto Palermo do të jetë në shërbimin tuaj. Nuk ka kuptim që ju të ankoroheni në gur, ndërkohë që porti është aty”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb