Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa në një deklaratë për mediat nga selia blu deklaroi se zyrtarët e Bashkisë së Tiranës bëjnë shpenzime luksi me paratë e shqiptarëve.

Zhupa u shpreh se Mazniku ka bërë pushime luksi me paratë e taksapaguesve të kryeqytetit. Ajo shton se Rama dhe Veliaj vazhdojnë të jenë në pushtet, duke bashkëpunuar me banditë dhe oligarkë.

Veliaj dhe Bashkia Tiranë kanë pranuar shkeljen e ligjit kur kanë pranuar se z. Fusha ka paguar 900 euro në natë për nënkryetarin Mazniku.  Paratë e taksapaguesve shqiptarë shkojnë në Bashkinë e Tiranës dhe aty i merr Fusha Shpk.

Është shembulli më i madh me vjedhjet me oligarkët. Bashkia e Tiranës ka dhënë përparësi vetëm Fusha Shpk, e cila rezulton se është kompania që ka përfituar më tepër. Në 47 tendera janë marrë me fondin limit që është vënë në dispozicion. Nga këto para burojnë për Maznikun. Prokuroria nuk ka nisur hetime për Maznikun, i cili ka shkelur disa ligje. Prokuroria duhet të hetojë rasti.

Arbjan Mazniku nuk ka deklaruar këtë dhuratë edhe pranë ILDKP. Veliaj hesht, sepse ky është modeli i qeverisjes së tij, vidhy me oligarkët dhe shpenzo pa fund duke bashkëpunuar me kriminelë e oligarkët. Ka vetëm një rrugë: Të largojmë Ramën e Veliaj dhe maznikët e tij, që pushtetin e kanë kthyer në një bandë të vjedhjes”, tha Zhupa.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ZËDHËNËSJA INA ZHUPA

Veliaj dhe Bashkia Tiranë kanë pranuar shkeljen e ligjit, kur kanë pohuar për Zërin e Amerikës se Shkëlqim Fusha, pronari dhe administratori i Fusha shpk ka paguar hotelin 908 euro nata për nënkryetarin Mazniku.

Justifikimi ishte se kështu nuk po harxhonin paratë e taksapaguesve të Tiranës. Por paratë e Fusha shpk në origjinë jane paratë e qytetarëve, taksapaguesve të Tiranës.

Janë të taksapaguesve sepse oligarku Fusha, nga taksat i ka marrë milionat. Aq shumë ka marrë, sa ja mban xhepi të bëjë shpenzime luksi për zyrtarët e Veliajt

I ka marrë nga paratë e qytetarëve të Tiranës, sepse ata e mbushin buxhetin e bashkisë, me faturat e rritura të Ujit, me tatimet dhe me taksat e reja që janë shtuar çdo vit. Paratë e banorëve të Tiranës shkojnë në buxhetin e bashkisë, dhe nga aty i merr Fusha Shpk.

I merr pa garë, i merr me ofertën me çmim më të lartë, i merr me shumicë duke i qepur edhe ligje speciale dhe me kritere preferenciale.

Shembulli më i madh i vjedhjes me oligarkët, është pikërisht favorizimi që bashkia e Erjon Veliajt i ka bërë që prej vitit 2015, kompanisë Fusha shpk, e cila rezulton përfituesja më e madhe e pasurive publike.

Gjatë periudhës 2015-2019, kjo kompani ka përfituar 49 tendera me një vlerë mbi 40 milion euro, nga të cilat, 34 pa garë dhe në 47 prej këtyre tendera vlera e fondit limit ështe thuaj se e njëjtë me vlerën e kontratës. Nga këto para burojnë shpenzimet e luksit për Maznikun e bashkisë.

Prokuroria e Tiranës ende nuk ka nisur hetimet për Maznikun, i cili duke pranuar dhuratën e oligarkut që fiton tenderat në bashkinë Tiranë ka shkelur njëkohësisht disa ligje.

Prokuroria duhet të hetojë për lidhjen mes pagesave private per Maznikun dhe ndikimin e tij për marrjen e këtyre tenderave. Një subjekt në tender që paguan zyrtarin e institucionit klasifikohet si korrupsion, ushtrimi ndikimi, konflikt interesi.

Gjithashtu në zbatim te ligjit nr.9367, datë 7.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funkisioneve publike”  është e ndaluar rreptësisht që një zyrtar të kërkojë ose të marrë, në mënyrë të drejtpërdrejtë a të tërthortë, dhurata, favore, premtime ose trajtime preferenciale, të cilat i jepen për shkak të pozicionit të tij, nga një individ, person fizik ose juridik privat .

Arbjan Mazniku ka shkelur detyrimin ligjor për deklarimin e kësaj dhurate pranë ILDKPI në formularin periodik vjetor të interesave private siç përcaktohet në faqen 8 të formularit.

Veliaj hesht, sepse ky është modeli i qeverisjes së tij. Vidh me oligarkët dhe pasurohu me ta, shpenzo per luks paratë e taksapaguesve. Është koha që ky model, këto skandale të padëgjuar në vende që duan të hyjnë në BE, të marrin fund.

Për këtë ka vetëm një rrugë: Të largojmë bandën e Edi Ramës me Veliajt dhe Maznikët e tij që pushtetin e kanë shndërruar në një sistem grabitje e vjedhje.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb