TIRANE

New Generation me një histori 11-vjeçare për arsimin dhe formimin profesional të rreth 1200 studentëve ka inauguruar këtë të enjte “STURT UP ZONË, investimin më të madh të qendrës multifunksionale ‘New Generation’ në drejtim të inovacionit.

‘New Generation sturt up’ zonë është qendra më e rëndësishme ndaj studentëve të cilët duan të bëhen mjeshtër në profesionin që kanë zgjedhur dhe njëkohësisht sipërmarrës të rinj.

Administratori ‘New Generation Ilir Tafaj thotë se pasi studentët kanë mbaruar studimet do të punojnë tashmë të pavarur me klientët duke synuar afirmimin si profesionistë , rritjen e numrit të klientëve dhe krijimin e besimit të ndërsjellë.

“Për ata student me ambicie dhe vizion për të hapur sipërmarrjet e reja të maturoheshin me shumë kënaqësi, New Generation investoi për të bërë këtë inkubator për 30 studentë për 6 muaj dhe 1 vit për procesin e mësimit”- tha Ilir Tafaj, administrator i New Generation.

Përgjatë këtij aktiviteti një rëndësi të veçantë pati edhe nënshkrimi i memorandumit të bashkëpunimit midis Dhomës Kombëtare të Zejtarisë me përfaqësues Presidentin Luan Bregasi dhe Shoqatës së Profesionistëve të përkujdesjes dhe Artiti Trupor me President Ilir Tafaj.

“Dhoma kombëtare e zejtarisë dhe New Generation do të bashkëpunojnë për realizimin e sistemit dual ndihmsat do të trajnohen ne New Generation dhe në Dhomën Kombetar të Zejtarisë” – tha President i Dhomës Kombëtare të Zejtarisë, Luan Bregasi,

Mbështetje për këtë investim të madh në qendrën multifunksionale ‘New Generation’ dha edhe nënkryetari i Bashkisë Andi Seferi.

“Gjithë ky cikël bëri që edhe student që i hyn kësaj rruge të dalë kompletuar 100 %” tha Andi Seferi, nënkryetar i bashkisë.

Si shkollë për Arsim dhe Formim Profesional Neë Generation ka në prioritetet e saj jo vetëm përgatitjen cilësore në shkollë, por edhe punësimin e sigurt të studentëve.
(BalkanWEb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb