Analisti Skënder Minxhozi i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka komentuar tranzicionin e pushtetit në SHBA dhe mënyrën se si ndodhi.

Sipas Minxhozit betimi i Presidentit dhe dorëzimi i pushtetit në SHBA është kult si ritual kishtar, ndërkohë që Trump sot nuk qëndroi në inaugurimin e Biden duke u larguar për në Florida.

Për më tepër Minxhozi thotë se gjithë pretendimi i Trump për vjedhje e manipulim të zgjedhjeve ishte një gënjeshtër, dhe prej kësaj gënjeshtre ai për 1 javë rresht i bëri thirrje popullit të ngrihet derisa turma pushtoi godinën ‘’Capitol’’.

”Në javën e fundit mendoj se metafora e Presidencës Trump, në dy javët e fundit pasi u sulmua Capitol. Qeveria dhe parlamenti, sepse ishte dhe Mike Pence, madje një pjesë e turmës thoshte që Pence të varrej.

Se si mund të konsiderohej patriotizmi, një barrë të pashlyeshme në ritualin më të shenjtë. Po ta shohësh është një ritual kishtar, e kanë kthyer dorëzimin e pushtetit kult.

Marr ceremoninë normale, që tek Presidenti i parë, ai ritual është marka amerikane në botë, dorëzojmë në mënyrë paqësore pushtetin. Të rrethosh atë, tani që e para të rrethosh jo me urdhër, por siç tha Mçonnell, kreu i shumicës së senatit, Presidenti provokoi dhunën mbi Capitol Hill.

Ke një ekip lunatik njerëzish që po të mbushin mendjen që të kanë vjedhur votat. Të detyrohet një njeri kaq i afërt, si senatori më i afërt i Trump, të thotë që Biden ka fituar ndershëm, flijeni mendjen. Të nesërmen e linçojnë që po rikthehet në aeroport.

Mosdorëzimi i detyrës tek ai person, 169 vjet përpara për të gjetur një President, ti institucionet i gjykon të shenjta në demokraci? Procedurën a e quan të shenjtë? Institucioni, tradita, marka amerikane janë zgjedhjet. Në 3 nëntor, ka dhe një fakt gjysmëqesharak, në vazhdën e rolit që ka DASH përfshirë ambasada amerikane këtu. Në Ugandë u mabjtën zgjedhjet, vijonin porositë klasike, pranohej pala fituese, pasi pala humbëse nuk pranonte. Ndërkohë në SHBA pala humbëse thoshte, komunistët, u ngjall Hugo Chaves.

Pas 3 nëntorit unë mendoj që gjithë ky diskurs ka dalë një moment i ri, njolla më ezezë e Presidencës. Me pandeminë 1 vit që ishte trajtimi më shkatërrimtar që mundet. Disa gjëra janë kaq groteske, pas 3 nëntorit ka ndodhur një gjë që i fshin të gjitha. SHBA që na ka dhënë ne porosi 30 vjet, mos prekni votat, njihni zgjedhjet. Kjo Amerikë kthehet tani, sa i përket vjedhjes së zgjedhjeve, 64 padi gjykatash ndër të cilat një tentativë për Gjykatën Supreme ku Trump vendosi 3 gjyqtarë, të gjitha nuk vendosën asgjë. Në Capitol populli u çua me një rrenë. Trump i thirri për 1 javë rresht. Do jetë nam fare.”- tha Minxhozi

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb