Dy ish-Presidentët amerikanë, Barack Obama dhe Bill Clinton, kanë mbërritur në Capitol, ku do të marrin pjesë në inaugurimin e Presidentit të ri të SHBA, Joe Biden.

CNN raporton se të dy ish-Presidentët Obama dhe Clinton shoqërohen nga bashkëshortet e tyre, Michelle dhe Hyllary.

Ceremonia e inaugurimit të Biden pritet të nisë nga çasti në çast, ndërsa si asnjëherë më parë, mungon ish-Presidenti Donald Trump, që duhet t’i dorëzonte detyrën pasardhësit Joe Biden.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb