SHBA

Në vend të turmës së munguar, para inaugurimit të Biden sot si President të 46-të të SHBA do të jenë 200 mijë flamuj.

Për herë të parë në histori Presidenti nuk do të inaugurohet me një ‘det’ njerëzish përpara, por gjithsesi ata do të zëvendësohen nga flamujt amerikanë që përfaqësojnë të gjitha shtetet dhe territoret e SHBA.

Sipas mediave amerikane, kjo bëhet jo vetëm si një nderim, por edhe pasi tashmë amerikanët do e ndjekin nga TV inaugurimin dhe flamujt krijojnë mbushjen e hapësirës vizive.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb