Me ceremoni shtetërore në Kosovë, është bërë inaugurimi i autostradës “Arbën Xhaferi”, e cila shtrihet nga Prishtina në Han të Elezit, në kufi me Maqedoninë e Veriut.

Në të ardhmen, kjo autostradë pritet të lidhë Prishtinën me Shkupin.

Në ceremoninë e inaugurimit kanë marrë pjesë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe ai i Malit të Zi, Dushko Markoviq, ndërsa mungoi kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, i cili mesa duket ishte në pritje të progres raportit për Shqiperinë.

Kjo autostradë me gjatësi prej 60 kilometrash, njihet për urën më të gjatë në Ballkan.

Sipas autoriteteve në Prishtinë, autostrada “Arbën Xhaferi”, i ka kushtuar buxhetit të Kosovës, mbi 600 milionë euro, kurse punimet i ka kryer konsorciumi turko-amerikan ‘Bechtel-Enka’.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb