Eshte inaugurar në New York një park pluskues, që ka kushtuar 265 milionë dollarë, dhe që u financua në pjesën më të madhe të tij nga Barry Diller dhe Diane von Furstenberg.

Parku i njohur me emrin “Ishulli i vogël” është vendosur pranë rrugës 14 në brigjet e lumit Hudson. Parku është projektuar nga Thomas Heatherwick, i cili ka konceptuar dhe strukturën anije në kopshtet Hudson.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Fondacioni “Diller-von Furstenberg Family” që drejtohet nga moguli Barry Diller financoi 235 milionë dollarë të këtij projekti, nërsa Bashkia e New York shtoi 17 milionë dollarë dhe 4 milionë nga të tjerë.

74-vjeçarja Diane von Furstenberg tha për “Wall Street Journal” se realizimi i këtij parku ishte një ëndërr e Barry-t.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb