Ditën e sotme është mbajtur ceremonia e inaugurimit të kompleksit sportiv “Shtëpia e Futbollit”. Prezent ishte presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, me këtë të fundit që ishte i shoqëruar nga presidenti i FSHF, Armand Duka dhe kryeministri, Edi Rama. Fillimisht, Infantino u njoh me disa nga “pasuritë” e Kombëtares. Më pas, të gjithë mbajtën fjalën e tyre.

Presidenti i FSHF, Armando Duka tha: “Bie shi sepse do të kishte edhe më shumë njerëz, por kryemistri tha që sjell bereqet. Iu uroj mirëseardhjen miqve specialë, presidentit të FIFA-s, Gianni Infantinos. Së bashku me delagacionin e tij, është edhe ish-lojtari i Francës, Djorkaeff. Më lejoni t’iu uroj mirëseardhjen për herë të dytë, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe Ministrin e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi si dhe presidentit të Federatës së Maqedonisë së Veriut, Sejdiu. Në këtë shtëpi do të hyjnë e dalin mbi 16.000 futbollistë vajza dhe djem, do të jemi të kujdesshëm për t’i edukuar sportivisht. Para disa vitesh ishte utopi ta mendoje diçka të tillë, madje për disa ishte diçka lukzose e panevojshme.

Nuk është thjesht një godinë, fushë apo palestër, por është një mesazh sa i rëndësishëm është futbolli. Kemi pasur gjithnjë futbollistë, por nuk kemi pasur mundësinë për t’i mbështetur. Ky projekt nuk do të realizohej pa vullnetin e qeverisë dhe Edi Ramës, i cili vendosi në dispozicion këtë terren. bashkë me kryeministrin kemi nisur ndërtimin e zyrave të FSHF, që kur ishte Kryetar Bashkie. Projektet e mëdha kërkojnë kohë dhe në vitin 2018 më telefonoi për vendin ku do të ndërtonim Shtëpinë e Futbollit dhe më duhet ta falenderoj për vizionin. Është një vazhdim i projekteve ndër vite.

Në Air Albania pritëm finalen e Conference League, u bëmë qendër i opinionit botëror që e kaluam me sukses. Të gjitha mbështetjen nuk do të realizoheshin pa mbështetjen e UEFA-s dhe FIFA-s, i pari projekt nëpërmjet FIFA-s është ai Gold që ndërtuam kompleksin sportive në Kamëz. Në gjashtë vitet e fundit FIFA është hapur për anëtarët e saj, ne jemi të parët që vrapojmë për të fituar projekte. Kemi realizuar projektin VAR, kemi përmirësuar futbollin e fëmijëve dhe vajzave, përballuam vësghtirësitë e pandemisë. Dhe së fundmi, projekti që është ndërtuar me kontributin e FIFA-s, ky projekt ka një vlerë të deritanishme (do të ndërtohet një hotel) prej 10.25 milionë euro, nga të cilat 6.25,FIFA, 2 milionë nga UEFA dhe 2 milionë nga Federata. Garantojmë se do të jemi anëtarë konstruktivë, dëshiroj që ppolitikat e FIFA-s të jenë në koherencë me ato të UEFA-s. Akademitë të shtojnë numrin e futbollistëve, buxheti i shtetit është ndonjëherë koprac për futbollin, por garantoj ekonomistët se paratë në futboll rikthehen shpejt”.

Pastaj, radhën e pati Kryeministri Rama, i cili u shpreh: “I dashur Gianni, unë po flas me gjuhën e dytë në Shqipëri që është italishtja, për të shmangur gabimet në përkthim. Shqipja nuk është zyrtare në Zcvicër, por është gjuha e parë ndërkombëtare që flitet nga shqiptarët që jetojnë dhe dhe luajnë futboll në Zvicër.Nuk duhet të bëj blafsemi, po ju jeni përfaqësuesi i dytë më i rëndësishëm i një feje që është futbolli. Jemi të nderuar që të mikpresim në Shqipërinë e Vogël. Nuk është fuqi e futbollit, por superfuqi e mikpritjes dhe e pasionit në sport, që sigurisht ne duam ta zhvillojmë.Qeveria për të cilën presidenti dhe shumë presidentë të tjerë kanë votuar nuk ka bërë hiç për futbollin, e ka bërë qeveria jonë”.

Fjala e Infantino : “Është një emocion i madh që gjendem këtu me ju, shiu sjell bereqet kështu që jemi të kënaqur që bie shi. Kjo është një ditë feste, një ditë ku përurojmë “Shtëpinë e Futbollit”. Prej kohës kur FSHF është anëtare e FIFA-s, UEFA-s me të gjithë thamë se ishte koha t’ia dilnim së bashku për të ndërtuar këtë Shtëpi që është për të gjithë. Ky projekt do të sjellë më shumë projekt dhe pasion te të rinjtë, projekton Shqipërinë në një epokë të re.Futbolli në Shqipëri ka një ndryshim të madh, kam ardhur para 20-viteve dhe nisëm të mendonim se çfarë do të bënim.

Shqipëria është e projektuar drejt së ardhmes dhe stadiumi është një simbol, stadiumi ku u bë finalja, por edhe stadiumet e tjera në bashkëpunim me kryeministrin tregon sa e do ky vend futbollin. Jam krenar që gjendem këtu sot, të gjithë sytë e botës janë këtu në Tiranë.Sot është kryeqyeti i botës, të gjithë do ta shohin. Shqipëria ka shënuar përparime të mëdha në infrastrukturë, mund të bëhet edhe më shumë, do të investojmë edhe në fushat e qyteteve të tjera. FIFA i ka shumfishuar investimet, por do t’i shtatëfishojmë.Është vizita ime e katërt dhe do të rikthehem më shpesh. Më bënë dhuratë një pako, nuk e hapa por në aeroport ma hapën ata të sigurisë dhe pashë që brenda ishte një shpatë shqiptare. Më thanë se nuk mund të shkoja në avion me shpatë, por i thashë se ishte një shpatë shqiptare. Jam dhe ndihem shqiptar”.

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb