Sot u përurua spitali i ri kirurgjikal ‘Frederik Shiroka’ në QSUT. Ministrja e Shëndetësisë gjatë fjalës së mbajtur bëri me dije se spitali i ri do të ketë 7 salla operacionesh dhe se në vit do të kryhen rreth 9 mijë ndërhyrje krirurgjikale.

Ajo bëri me dije se nga ky investim përfitojnë 350 mijë pacientë si dhe 1 mijë studentë mjekësie.

FJALA E MINISTRES SË SHËNDETËSISË, OGERTA MANASTIRLIU

Sot 90 vjet pas hedhjes së këtyre themeleve të QSUT, me hapjen e këtij spitali çelim një epokë të re moderne. Jam tejet e emocionuar që jemi mbledhur për hapjen e spitalit modern të parë, një ëndërr e brezave të kirurgëve që sot bëhen realitet. Në punën time 6- vjeçare në Shëndetësi ku nuk mungojnë problemet.  Më është dukur i pamundur në fillim ky projekt kur vura këmbë në QSUT.

Na duhet fillimisht të vendosnim QSUT në funksionin kryesor të saj, dhe jo në një treg për pizhame dhe hamburgerësh.

Për ironi të fatit, ata që na thonë ç’farë bëtë ju? Janë jëkohësisht përgjegjësit e batakut që lanë shëndetësinë më parë.

Ato çfarë kemi bërë është më shumë nga ajo çfarë flas unë sot. Ka qenë vizioni i Ramës që e çoi deri në fund këtë projekt transformues. Është dashur padyshim këmbëngulje. Në 6 vite kemi rimëkëmbur secilin prej shërbimeve të QSUT. Rruga e modernizimit materializohet sot me kapacitet 120 shtretërish, 7 salla operacionesh, me pajisje të fjalës së fundit të teknologjisë. Investimi më i fundit në 30 apo dhe 90 vite. Investimi çon përpara vizionin tonë. Qytetarët meritojnë të marrin shërbime shëndetësore dinjitoze.

Do të kryhen më shumë se 9 mijë ndërhyrje, duke ulur ndjeshëm infeksionet dhe kohën e rekuperimit. Do të hapim siparin e laboratorëve modernë teknologjikë. Ndryshimi ka filluar. 350 mijë pacientë dhe më shumë se 1 mijë studentë në vit do të përfitojnë nga këto investime të qeverisë.

Profesor Shiroka pëlqente të citonte Shekspirin. ‘Përvoja fitohet me punë dhe përsosmëria fitohet me kohë’. Ne do të na japë të drejtë për vizionin tonë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb