Kërkesa për arrestim nga SPAK, për ish-deputetin Alqi Bllako, ishte tema e parë e bisedës në emisionin “Në Shënjestër”.

Dy gazetarët e ftuar, Eni Ferhati dhe Lindita Çela thanë se vendimi i tij për t’u mos u paraqitur në këshillin e mandateve, nuk bëhet për të zvarritur çështjen. Ata theksuan se nesër priet ekzekutimi i arrestimit edhe për personat e tjerë të arrestuar.

Çela: Jam absolutisht për statusin juridik që ka deputeti. Pa një deklaratë zyrtar, sepse kemi vetëm një reagim të tij. Titulli i mandatit nuk është posedim. Kuvendi duhet të bënte me dije arsyet e anulimit të komisionit. Mund të qëllojë që Kuvendi mund të mos gjejë prova. Duhet të ketë vendim juridik. SPAK mund të kryejë një veprim për arrestimin, në të kundërt duhet të bëjnë një arrestim të paligjshëm. Nuk mendoj që kjo është strategji. Mendoj që është një strategji e personave të përfshirë në aferë. Zoti Bllako nuk ka aftësi dhe kompetencë. Po flasim për institucionet kryesore të shtetit shqiptar. Zoti Ballako është thjesht deputet. Së dyti, shkresa e Kuvendit nuk prodhohet nga zoti Bllako, por nga institucioni përgjegjës. Nuk mendoj se është skenë e zotit Bllako e as mekanizëm për të shtyrë lirinë e tij.

Ferhati: Mendoj që SPAK është e vonuar tashmë sepse faktet publike bëhen me dije se përse janë bërë vendimet për zyrtarët. Dorëheqja e tij është e vonuar. Në rast se zoti Bllako ishte i interesuar për të zvarritur këtë çështje, nuk do të jepte dorëheqjen, do të shkonte në këshillin e mandateve. SPAK ka dy mundësi, sepse Kuvendi ia ka dërguar shkresën që ai nuk gëzon imunitet. SPAK duhet të bëjë ndalimin me iniciativë, ose të kërkojë masë sigurie e më pas të bëhet ekzekutimi. Nesër është lajmëruar edhe masat e sigurisë për personat e tjerë të arrestuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb