Deputeti i PS-së Alqi Bllako është një tjetër dëshmitar i thirrur në Komisionin Hetimor lidhur me aferën e inceneratorëve.

Bllako theksoi se ka dhënë deklaratën e tij për rreth 5 orë në Prokurorinë e Posaçme dhe në kuadër të kësaj theksoi se çdo gjë që ka dëshmuar është sekret hetimor.

Në kuadër të kësaj deputeti i PS u shpreh se është në kushtet e pamundshmërisë për të dëshmuar rreth këtyre procedurave.

Tabaku: Keni mbajtur pozicione të ndryshme dhe jeni thirrur si dëshmitar. SPAK po kryen hetime, jeni thirrur nga organi i akuzës?

Bllako: Sa i përket objektit të hetimit të këtij Komisioni unë në kam dhënë një dëshmi të plotë shteruese për 5 orë pranë përfaqësuesve të Prokurorisë së Posaçme dhe në përfundim jam bërë me dije se çdo gjë që unë kam deklaruar përbën sekret hetimor , ndaj në saj edhe të praktikës të shëndetshme ligjore të vendosur nga ky komision mendoj se jam në kushtet e pamundshmërisë për të dëshmuar rreth këtyre procedurave duke qenë se kam dëshmuar pranë këtij organi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb