TIRANË

Deputeti i PD, Lefter Gështenja u ndal sërish sot në dëshminë e ish ministrit të Financave, Shkëlqim Cani lidhur me inceneratorët.

Ndërsa publikon e ish ministrit në Komision ku deklaron se refuzoi të firmosë sepse projekti ishte me shkelje, Gështenja shkruan se me një qeveri të korruptuar Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim.

“Ish-ministri i financave u shkarkua se nuk pranoi të bëhej pjesë e kësaj afere. Një ministër e emëron dhe shkarkon kryeministri, prandaj asgjë nuk është bërë pa dijeninë, mbështetjen dhe miratimin e Edi Ramës.”- shkruan ndër të tjera ai.

Postimi i plotë:

Përditë zbulohen detajet e vjedhjes së shekulli: 430 milionë euro të buxhetit të shtetit në xhepat e qeveritarëve të korruptuar dhe shokëve të tyre.

Ministria e financave nën drejtimin e Canit refuzoi projektin:
• Nuk ka studim fizibiliteti, vlerësim financiar, Procedurë me negociim pa shpallje në kundërshtim me ligjin.
– Ish-ministri i financave u shkarkua se nuk pranoi të bëhej pjesë e kësaj afere. Një ministër e emëron dhe shkarkon kryeministri, prandaj asgjë nuk është bërë pa dijeninë, mbështetjen dhe miratimin e Edi Ramës.
– Ahmetajne miraton kontratën e kundërshtuar nga Cani
– Ahmetaj lidhje të hershme me Mirel Mërtirin. Ka udhëtuar nga 2012-2019, 12 herë me pronarët e inceneratorëve.
Edi Rama është i korruptuar.
Qeveria e tij është e korruptuar.
Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim.
Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb