Etleva Kondi, ish-anëtare e Komisionit u paraqit ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme (GJKKO).
Ish-anëtarja e Komisionit kërkoi zbutje të masës. Gazetarja Klodiana Lala tha për “BalkanWeb” se GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Etleva Kondit.
Kondi është e dyshuar për aferën e inceneratorëve.
Gjithashtu ajo është cilësuar si njeriu ‘kyç’ për inceneratorët, pasi ka qenë anëtare e Komisionit të inceneratorëve.
(BalkanWeb)