Ish-ministri i Financave Shkëlqim Cani po dëshmon sot në Komisionin Hetimor për çështjen e inceneratorëve.

Gjatë fjalës së tij Cani u shpreh se Ministria e Financave  kërkoi që të vihej në punë inceneratori dhe më pas të shikohej eficensa dhe pagesa e parë do të bëhej vetëm pasi inceneratori të vendosej në punë.

Bushati: Ju ishit shumë i saktë me memorien. Tek financimi shpreheni se fillimi I financimit duhet të jetë pasi të mbarojë investimi tek vepra. As tek   Elbasani e as tek Fieri nuk ka ndodhur kjo gje. A e keni ngritur zërin që nuk është marrë parasysh?

Cani: Kam pak emocion të përgjigjem për këtë. Për arsye se ish-ministri i Mjedisit Koka është i paditur. Nuk më pëlqen që një njeri që nuk është më në fuqi tani ne t’ia veshim të gjitha. E kam unë emocion me veten. E kam bezdi t’I bie një njeriu që është shtrirë në tokë por unë jam një ish-zyrtar që do përgjigjem me drejtësi.

Po ky ishte mendimi I Ministrisë së Finanacave që të vihej në punë e të shihej eficensa.

Këto janë ccështje të negociatave. Ministria e Financave ka një pozicion konservator.Kjo ishte një kërkesë që shihi gjatë negociatave dhe pagesa e parë do vendoset para se të vendosej në punë. Pjesa negociuese është ajo që mund ta bëjë ose jo. Dëshira e MF ishte kaq. Miratimi ke plotësuar kërkesat të japim miratimin. Kjo është për ata që negociojnë kontratat dhe këtë e kam me sinqeritetin më të madh dhe nuk është kaq e kollajtshme.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: