“Dështimi i SPAK është po aq i madh sa edhe pritshmëritë”, kështu u shpreh Luçiano Boçi gjatë fjalës së tij në Kuvend.

Boçi nuk u ka kursyer kritikat ndaj kryeministrit Edi Rama, ndërsa u shpreh se inceneratorët janë afera më e madhe e kësaj qeverie.

“Afera e inceneratorëve është sfida më e madhe dhe afera më e madhe e korrupsionit e kësaj qeverie. Me daljen e fakteve shumë prej të moshuarve nuk e dinë që janë të pasur. Ramës të vdekurit i duhen për larje parash ndërsa të gjallët i duhen për pjesën e propagandës. Inceneratorët kanë vdekur, ku është ai i Elbasanit, ka 9 muaj që është i fikur. Po ai i Fierit, nuk është vënë në punë farë. Po ai i Tiranës, ai i Tiranës ka vdekur pa lindur ende por megjithatë këto kanë gllabëruar miliona euro. Ky SPAK që ka 17 prokurorë me çfarë do të merret në këtë moment. Nëse krimi në Shqipëri legalizohet çfarë do të ndjekë për të luftuar korrupsionin”, tha Boçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: