Në emsionin”Open” në News24 po flitet mbi “Incneratorët”. Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi tha se ish- ministri i Mjedisit Lefter Koka di më shumë dhe fakt për këtë është kërkesa e tij për gjyq me dyer të hapura.

Kryemadhi: Tahiri pa lejen e Ramën nuk do kanabizonte Shqipërinë, edhe Veliaj nuk do firmoste pa urdhër të tij, edhe Alqi Ballako nuk do firmoste pa urdhër.

Lubonja: Problemi është çdo ndodhë më tej, se të gjithëve ua keni mbushur mendjen. Me kërcënimet tona, jemi kulturë e manipulimit të simulimit. Ky simulon si shumë të tjerë, bën kërcënim por e di se deri ku do shkojë kërcënimi, ata që janë më të fortë lart e dinë deri ku shkon. Pyetja është a ka guxim Lefter Koka ta hapë tamam thesin? Unë mendoj që jo, sepse rrëzon një ngrehinë të tërë kriminale që nuk mundet ta pranojë këtë e ka frikë se e qërojnë para se ta rrëzojë. LAi e di që SPAK e drejtësia është me Ramën. Këtu edhe po tregove ai i shkon këtyre i thotë ai tha këtë sido ja bëjmë ta nxjerrim të çmendur apo më keq…

Bogdani: E dimë si funksionon ky ekosistem. Mesazhe që tentojnë të shkojnë në disa veshë por nuk kemi parë njerëz të këtij niveli të denoncojnë shokët.

Kryemadhi: Tahiri u arrestua katër vite pas asaj deklarate. Rama krijon situata të tilla që të thotë ik lër mandatin se sdo meret njeri me ty. E kur i shtrëngohet litari, të njohim zgjedhjet, mos hapim dosjet për familjarë e tu…
Ti ndihesh i frustruar i dëshpëruar kur sheh neglizhencë nga sistemi i drejtësisë. Sa i përket guximit të Lefter Kokës, kur kërkon gjyq me dyer të hapura tregon që di më shumë. Koka i ka çuar mesazh Ramës. Thembra e Akilit e të gjitha problemeve, nëse duam të rikthejmë besim tek publiku, Inceneratori publik është shumë i pastër sepse me të është i lidhur edhe evazioni fiskal.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb