Deputeti Agron Shehaj ka reaguar me kritika lidhur me aferën e inceneratorëve.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend Shehaj nuk i ka kursyer akuzat nga kryeministrit Edi Rama, ndërsa i bëri thirrje organeve hetimore të vendosin drejtësi.

“Ditët e fundit qytetarët po shohin fakte tronditëse se si qeveria e ka shndërruar ekonominë në një gropë evazioni. Kjo është një skemë evazioni, mashtrim financiar dhe korrupsioni vënë në jetë dhe realizuar nga qeveria…Përse lind nevoja për krijimin e qindrave kompanive fiktive , kjo për t’i mundësuar Klodian Zotos dhe bandës së inceneratorëve të grabisnin paratë e qytetarëve. Kompanitë nuk kanë bërë asnjë punë. Përse nuk u bllokua inceneratori që kur u zbuluan faturat? Edi Rama thoshte se jam krenar për inceneratorët, kjo është krenaria. Sot prapa hekurave nëse do funksiononte drejtësia do të kishim ndoshta ministra, figura te larta. Tani jeni të vetëdijshëm se në çfarë krimi jeni përfshirë. Ata që mendojnë se do të shpëtojnë me amnistinë e kanë të kotë. PD i bën thirrje organeve të drejtësisë të bëjnë detyrën që i takon”, tha Agron Shehaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: