Partia Demokratike bën me dije se Lulzim Basha, do të depozitojë nesër kallëzim penal për shpifje ndaj gazetës “Mapo”.

PD shkuan se  Lulzim Basha ka denoncuar që ditën e parë aferën e inceneratorëve, kanë bërë kallëzim në SPAK dhe për këtë çështje është ngritur edhe një komision hetimor nga Partia Demokratike.

“Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të depozitojë nesër kallëzim penal për shpifje ndaj gazetës “Mapo”. Lulzim Basha dhe PD kanë denoncuar që ditën e parë aferën e inceneratorëve, kanë bërë kallëzim në SPAK dhe për këtë çështje është ngritur edhe një komision hetimor nga Partia Demokratike. Shpifjet e ulëta që vijnë nga persona që dje kanë mbështetur kandidatin e PS-së Orlando Rakipi, kanë për qëllim vetëm të dëmtojnë figurën e kryetarit të Partisë Demokratike dhe t’i shërbejnë mafias së inceneratorëve. Asnjë shpifje, apo trillim i ulët, nuk do ta ndalë PD dhe Lulzim Bashën nga beteja për vetting-un në politikë, si rruga e vetme për ta pastruar politikën shqiptare nga llumi ku është zhytur në këto 30 vite”- shkruan PD.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: